E Diel, 1 Nëntor 2026

Livni: Arritja e paqe është në interes të Izraelit

“Si rezultat i bisedimeve direkte për paqen me palestinezët, Izraeli ndodhet në disavantazh në aspektin e strategjisë”, thksoi liderja e opozitës, Tzipi Livni, gjatë një interviste për radion izraelite.

Livni komentoi mbi kuadrin e ri të paraqitur nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton të premten, duke thënë se “duhet të kuptohet se arritja e një marrëveshjeje për paqen është në interes të Izraelit dhe jo në favor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Vetëm kur lidershipi aktual ta kuptojë se është në interesin tonë, mbase prioriteti i arritjes së një marrëveshjeje mund të ndryshojë. Unë nuk kam asnjë dyshim se po shkojmë prapa në kohë. Për dhimbjen time, negociatat direkte nuk ekzistojnë dhe Izraeli sot po hyn në procesin e paqes me një disavantazh në aspektin strategjik”, theksoi Livni./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-13 19:40
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›