PD feston sot 20-vjetorin e krijimit të saj

Partia Demokratike pritet të organizojë sot në mbrëmje një aktivitet me rastin e 20-vjetorit të krijimit të saj. Festa, e cila u shty për shkak të përmbytjeve në Shkodër, do të organizohet në Pallatin e Kongreseve në orën 18:00.
Ndërkaq, nesër do të organizohet një koncert festiv në sheshin "Nënë Tereza", për udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë. Në festë pritet të jenë të pranishëm kreu i qeverisë Berisha, ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetët e mazhorancës.