E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha zgjedh Skenderbeun

Kryeministri Berisha zgjodhi nje forme te vecante per te nderhyre ne debatin e celur mbi figuren e heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Pozicioni ne krye te qeverise i jep shanse atij qe jo vetem te shprehe mendimin personal apo partiak, por edhe te marre vendime, qe kane ne thelb vleresimin per figuren e Skenderbeut.

Shefi i qeverise beri publik se ne cdo faqe te dokumentave te identitetit pasaportave, kartave apo leternjoftimeve te jete e dizenjuar me figuren e Skenderbeut.

“Dizenjoja ne pasaporta, kartat e identitetit dhe certifikata do te jete me Skenderbeun. Skenderbeu eshte ai qe frymezon shqiptaret per te vajtur drejt Evropes. Ai perben sipas historianeve nje shembull te vecante. Ai ngriti shtetin kur vendet e tjera e kishin humbur ate”, ka pohuar Berisha.

Por brenda nje muaji kryeministri paraqet ne publik dy dizenjo te ndryshme te pasaportave dhe kartave te identitetit.

Nese i referohemi prezantimit te modelit te ketyre dokumentave, prej tij nje muaj me pare perkrah ministrit te Jashtem italian Fratini, verjeme se dizenjo eshte flamuri kombetar, por ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te merkuren, kryeministri lancoi nje dizenjo te re, ate te heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Nuk eshte hera e pare qe kryeministri shfaqet ne publik me qendrime te ndryshme per te njejten ceshtje, por kete radhe ndikimi i dy qendrimeve te ndryshme ne publik nuk pritet te kete efekte negative, pasi shqiptaret e duan edhe flamurin edhe Skenderbeun.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›