Ruli: Gazsjellësi na jep akses në rrjetin e gazit të mesdheut
Rreth 1 mld euro do të investohen për ndërtimin e rrjetit të gazit të lëngët me Italinë. Ministri Ruli duke shpjeguar projektin tha se për herë të parë Shqipëria do të ketë mundësi të jetë pjesë e rrjetit të gazit në Mesdhe.
TIRANE- Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Genc Ruli, ka shpjeguar sot marrëveshjen e arritur mes Qeverisë Shqiptare dhe firmës italiane Falcione për gazin e lënget natyror me një vlere prej 1 miliard euro. Ministri Ruli duke shpjeguar projektin tha se për herë të parë Shqipëria do të ketë mundësi të jetë pjesë e rrjetit të gazit në Mesdhe që do ti shërbejë vendit me furnizimin me gaz.
“Projekti parashikon dy nënprojekte kryesore, e para është ndërtimi i impiantit të deklasifikimit të gazit të lëngshëm dhe i dyti është terminali në të cilin ankorohen anijet që sjellin gazin e lëngshëm”- tha Ruli. Sipas tij gazi i lëngshëm i transportuar nga anijet kalon në impiantin e deklasifikimit dhe kalon në formën natyrore të gazit. Më tej ka faza e tretë e projektit është ndërtimi i gazsjellësit që lidh Shqipërinë me Italinë.
Ruli tha se: “ Ky është një investim me një teknologji nga më modernet më një investim prej rreth 1 mld euro në bregdetin shqiptar, e cila për herë të parë i mundëson Shqipërisë aksesin në rrjetet e gazit të zonës së Mesdheut”.
(O.Zh/ BalkanWeb)