Topalli në Londër, merr pjesë në ceremonitë e Mbretërisë
Jozefina Topalli ka qenë e ftuar sot në ceremonitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe pikërisht në fjalimin e Elisabetës së II. Topalli do të marrë pjesë edhe në komisionin e politikave të jashtme ku do të diskutohet ratifikimi i protokollit të NATO-s
LONDER- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka qenë sot e ftuar e veçantë në një prej ceremonive më madhështore të jetës parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, në seancën e jashtëzakonshme të fjalimit të Mbretëreshës Elisabeta e dytë, ritual që daton që në shekullin e 16-të. Kryetarja e Kuvendit, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër nisi axhendën e saj me pjesëmarrjen në këtë ceremoni simbol të Mbretërisë së Bashkuar. Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në debatin mbi fjalimin e Mbretëreshës të zhvilluar në parlamentin britanik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve. Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit do të pritet në një takim të veçantë nga Kryetari i Dhomës së Komunëve, si dhe do të zhvillojë seance dëgjimore në Komisionin e politikave të jashtme ku teme bisede do të jenë ratifikimi i protokollit të NATO-s, hapat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në rrugën e integrimit Euro-Atlantik por edhe çështja e Kosovës.
(O.Zh/ BalkanWeb)