E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, zyrtarëve të OSBE-së: Zgjedhjet e 28 qershorit më të mirat në histori

Tiranë, 21 gusht NOA Kryeministri, Sali Berisha priti sot një delegacion, të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck. Në këtë takim merrte pjesë dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch.

Të pranishmit i kërkuan Kryeministrit Berisha përshtypjet e tij në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kryeministri Berisha theksoi se në këto zgjedhje u eliminuan përfundimisht, për herë të parë, fenomenet negative që kanë nxirë zgjedhjet e mëparshme në vend, fenomeni i dushkut, problemet në listat e zgjedhësve dhe identifikimi i tyre, falë edhe kontributit të OSBE-së.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se dita e votimit dhe procesi i numërimit në 4750 qendra votimi dhe 66 qendra numërimi të  votave ishin plotësisht të qeta si dhe se, si kurrë më parë, të gjithë komisionerët, përfshirë edhe ata të opozitës, kanë firmosur procesverbalet dhe tabelat e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit, përveç 15 prej tyre, dëshmi kjo e transparencës së procesit dhe e maturisë demokratike të komisionerëve.

Të gjitha forcat politike, të cilat kanë pasur çdo lloj dyshimi për procesin e numërimit të votave, kanë pasur mundësinë që të marrin videot me pamjet filmike të numërimit, siç veproi Partia Socialiste, e cila mori videon e Qarkut të Beratit deklaroi Berisha.

Kryeministri theksoi se për shkak të këtyre përmirësimeve, numri i ankesave nga rreth 400 që ishin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, u ul në mënyrë drastike në vetëm 34 ankesa.

Berisha nënvizoi se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, edhe pas kundërshtive dhe debateve mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga forcat politike, KQZ-ja miratoi çdo mandat dhe rezultatin e përgjithshëm me votim unanim 7-0.

Ai e vlerësoi këtë si një arritje shumë të rëndësishme dhe si një dëshmi të shkallës së lartë të përgjegjësisë të komisionerëve të opozitës dhe të mbarë spektrit politik shqiptar.

Nga ana e tij Grossruck shprehu kënaqësinë që zgjedhjet ishin të mira dhe pa tensione dhe se u konstatuan vetëm disa problem teknike. Ai u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR, i cili do të dalë më vonë,  do të përmbajë natyrisht rekomandime për përmirësimin e këtyre problemeve dhe ftoi autoritetet shqiptare ti merrnin ato në shqyrtim.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›