E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Meta të rishohë aleancën me PD-në

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi dhe katër anëtarë të tjerë të LSI-së, Sabit Brokaj, Ndre Legisi , Fatos Klosi dhe Mustafa Muçi, i bënë sot apel kreut të LSI-së, Ilir Meta, të rikonsiderojë marrëveshjen me Partinë Demokratike për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme.
Në deklaratën e përbashkët, të lexuar nga z.Xhufi, kërkohet që "Meta të ndalë aktin e fundit të marrëveshjes me Kryeministrin Berisha, pasi kjo nuk është ëndrra e simpatizantëve të majtë". Xhufi theksoi se "është detyrimi ynë parimor para të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve për të sqaruar pa asnjë ekuivok, se nuk ka qenë kjo dëshira jonë e para pesë viteve, kur edhe pagëzuam lëvizjen tonë, si Lëvizja Socialiste për Integrim".
Pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, të cilat nxorën fituese koalicionin e djathtë "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një deklaratë publike (4 Korrik) i'u përgjigj ftesës së Kryeministrit Sali Berisha për bashkëqeverisjen e ardhshme të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›