Topalli takohet me zyrtarë të OSBE-së: Transparencë në zgjedhjet e 28 qershorit

Tiranë, 21 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi sot një takim me zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grossruck, i cili shoqërohej nga ambasadori i OSBE Robert Bosch, ambasadori i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Andrea Nothelle dhe kryetarin e delegacionit të OSBE-së në parlamentin zvicerian, Christian Niesch.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së për misionin e tyre vëzhgues duke vlerësuar prezencën dhe punën e tyre gjatë zgjedhjeve në Shqipëri.
Topalli i tha zyrtarëve të OSBE-së se fushata shumë pozitive, infrastruktura moderne zgjedhore e aplikuar për herë të parë, vullneti maksimal në arritjen e standardeve bënë që këto zgjedhje të ishin më të mirat.
Sipas saj, për herë të parë mbi gjysma e popullsisë u pajis me kartat e identiteti, u realizua për herë të parë regjistri elektronik dhe nuk pati asnjë vërejtje mbi listat zgjedhore. Për herë të parë u miratua me konsensus një kod zgjedhor i propozuar nga Partia Socialiste dhe po me konsensus u ngrit edhe Komisioni Qendror Zgjedhor.
Ajo theksoi se numri shumë i pakët e apelimeve, 20 herë më i vogël se në zgjedhjet e kaluara dhe vota për herë të parë unanime e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin përfundimtar, janë dëshmi e një procesi shumë të mirë zgjedhor dhe e maturisë së shoqërisë dhe politikës shqiptare.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si një hap shumë pozitiv dhe shenjë të përgjegjshmërisë së lartë, faktin që të gjithë komisionerët e majtë e të djathtë firmosën procesverbalet dhe tabelat e rezultateve, pa shënuar asnjë vërejtje.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e OSBE-së thanë se në këto zgjedhje pati përmirësime të mëdha dhe ishin më të mira se pritshmëria.
Ata vlerësuan transparencën në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe vullnetin që këto zgjedhje të ishin më të mirat e zhvilluara në Shqipëri.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")