E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxhimi i fondeve, nënshkruhet memorandumi mes Shqipërisë dhe vendeve europiane

Nënshkruhet memorandumi midis qeverisë shqiptare dhe qeverive të vendeve Evropiane për të menaxhuar sa më mirë fondet e këtyre vendeve. Ministri për inovacionin dhe teknologjinë e informacionit e të komunikimit Genc Pollo deklaroi se kjo do të ndihmojë në mënyrë që ndihmat e dhëna të dirigjohen sa më mirë.

Ndërkohë ambasadori italian Saba D'Elia u shpreh se ky memorandum do të lehtësojë punën e vendeve Europiane si dhe do të jetë më i dobishëm për Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE.

Firmosja e këtij memorandumi zyrtarizon zbatimin e kësaj inisiative dhe rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndihmës së huaj për një zhvillim të orientuar drejt rezultateve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›