Fitorja e Jetmirit, e paraparë

Ishte njëri prej banorëve që kishte marrë kritikat më pozitive të një konkurrenti nga Kosova që ka marrë pjesë në këtë eveniment.
Haki Kika në një bisedë për Rozë ka thënë se edhe pas daljes nga shtëpia ndihet njësoj, edhe pse të tjerët e mendojnë të kundërtën. “Po shpresoj që kjo të kalojë sa më shpejt dhe t’u kthehem gjërave normale , gjë që po e bëj gradualisht”, tha ai.
“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Thjesht njerëzit të shohin në rrugë, të ndalojnë për të dhënë ndonjë kompliment apo kritikë, bën foto me admiruesit, merr telefonata nga njerëz të panjohur, oferta për punë të ndryshme. Marrë parasysh që për shumë gjëra dyert me janë hapur edhe ia ka vlejtur me marr pjesë në këtë spektakël”.
Tutje, Hakiu ka edhe kritika për Big Brother III dhe thotë se përgjigjen më të mirë për këtë mund ta ketë dhënë publiku. Sipas tij, ai në shtëpi ka bërë një lojë të matur, të pastër me korrektësi “me secilin dhe ndaj secilit banor”.
“Gjithmonë kam besuar në vlera dhe jam munduar të marr e t’i shpalos ato, mirëpo doli që brenda një reality si BB nuk duhet të kesh vlera. Megjithatë, unë besoj se populli ende i do vlerat, për këtë jam i bindur”, thotë ai. Kika thotë se ka qenë 99 për qind vetja dhe se të mirat dhe dobësitë janë paraqitur në ekranin që e kanë parë të gjithë teleshikuesit.
“Nuk më ka befasuar fitorja e Jetmirit sepse disi duhej të arsyetohej eliminimi im. Unë gjithmonë e kam dëshiruar finalen me Jetmirin, atëherë kur do të votohej për atë se cili duhet ta fitojë garën. Me hoqën me nominim të dyfishtë sepse të gjithë e dinin se po të ‘votohej’ se kush duhet ta fitojë (dhe jo kush duhet të dalë) unë isha fitues absolut”, mendon Kika.
Banori, i cili është aktor dhe gazetar në Blue Sky, thotë se publiku nuk është ai që e ka votuar dhe për këtë ka edhe një shpjegim pasi që, sipas tij, spektakli “funksionon në bazë të të ashtuquajturave “grupe të interesit”. “Që të fitosh në grupe të tilla së pari duhet të shitesh. Unë nuk jam një që shitem për asnjë çmim në botë”.
Haki Kika për momentin thotë se është duke u ambientuar gradualisht pas daljes nga shtëpia dhe thotë se gjithsecila ditë është më e mirë së tjetra.
Ai ende vazhdon punën në radio, përderisa thotë se është duke grumbulluar forcat për një punë të lënë përgjysmë, diplomimin në Institutin KIJAC.