Korçë/ Vizat, paditet kreu i Omonia-s

Prokuroria e Korçës nis hetimin për skandalin me vizat greke dhe pagesat e ndihmës ekonomike nga shteti grek. Burime zyrtare konfirmuan se Prokuroria e Korçës ka hapur zyrtarisht të mërkurën dosjen për skandalin në fjalë.
I dyshuari kryesor është Spiro Lici, pasi sipas informacioneve ky person ka abuzuar me detyrën si kryetar i degës së Omonia dhe ka nxjerrë viza për në Greqi.
Policia e Korçës ka nisur ndaj Licit hetimet në gjendje të lirë.
Sipas informacioneve 62 vjeçari ka nxjerrë për në Greqi persona që nuk janë anëtarë të organizatës OMONIA dhe nuk u ka prerë atyre fatura për lekët që personat paguajnë për vizat.
Hetimi zyrtar nga ana e prokurorisë nisi një ditë pas shpërthimit të skandalit në degën e OMONIA-s në Korçë. Kryetari i shkarkuar Spiro Lici u konfliktua me atë të emëruar nga OMONIA, Naum Dishon.
62 vjeçari Lico kundërshtoi vendimin e organizatës së minoritetit grek për shkarkimin nga posti pasi konusllata greke e Korçës i kërkoi OMONIA-s largimin nga detyra për abuzime me vizat, ndihmat ekonomike, madje edhe tranferta të tjera monetare.
Sipas policisë së Korçës 62 vjeçari akuzohet zytarisht për "Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike" neni 245/1 paragrafi B.