E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licensa 3G Kompanite Po krijohet monopol

Kompanite celulare kundershtojne njezeri vendimin e qeverise per te dhene vetem nje autorizim per ofrimin e sherbimit te ri per internet me shpejtesi te larte permes teknologjise 3 G.

Drejtuesit me te larte te kater operatoreve thone se se ky sherbim do te shnderrohet ne monopol .

Nese ju kujtohet para disa vitesh ne patem nje konflikt me autoritetin e konkurrences. pretendimi i tyre ishte se ne treg ishte krijuar nje situate monopol edhe pse behej fjale per nje sherbim qe e ofronin dy kompani te ndryshme qe konkurronin me njera-tjetren. Tani do ishte me interes te pyetej autoriteti se kjo situate kur sherbimin tre g do e ofroje vetem nje kompani ca quhet Do ishte me vend tja benim kete pyetje Autoritetit qe te na jape edhe nje perkufizim per monopolin thote Stefanos Oktapodas drejtor ekzekutiv i AMC-se.

Pervec se ka vendosur te jape vetem nje licence qeveria ka vene si barriere hyrje ne tender cmimim dysheme 12.5 milione euro. Operatoret thone kostot e kesaj strategjie do te bien te gjitha mbi qytetaret.

Pikesepari kjo do te preke direkt cmimet. Duhet te kemi te qarte qe ketu nuk po flasim vetem per telefonine e levizshme. 3 G ka te beje dhe me aksesin ne internet per cdo kompjuter ne te gjithe vendin. Sot ne Shqiperi norma e penetrimit te internetit eshte vetem 25 per qind. Nese qeveria vendos cmim te larte per licencen kjo krijon kosto per operatoret dhe do te vonoje zhvillimin e tregut pasi parate qe mund te perdoreshin per te investuar ne rrjet do te shkojne per licencen Moni Buchnik drejtor ekzekutiv i Plus Communication.

Orhan Coksun presidenti i Calik Group per Evropen Jugore dhe Ballkanin i referohet eksperiences se vendeve te tjera europiane

Edhe pervoja e vendeve te tjera europiane na tregon qe nuk duhet te kete monopol dhe qe cmimi i licenses 3G duhet te jete i arsyeshem. Te gjitha vendet qe kane ndjekur strategji te ndryshme nga kjo kane deshtuar. Nese qeveria leshon 4 licenca treg ne te njeten kohe atehere kjo do te jete e mire per vete ate sepse do te fitoje me shume para do te jete me e mire per qytetaret se do te sjelle konkurrence dhe cmime me te uleta ne treg por do te jete edhe me mire per ekonomine sepse krijon me shume vende pune thote Coksun.

Ende nuk jane te qarta arsyet se pse qeveria nuk po e lejon liberalizimin e sherbimit treg.

Ne si operatore kemi dhene shume argumenta se pse qeveria duhet te jape 4 licenca. pera ne kemi dhene argumentat tona ndersa ende nuk e kemi kuptuar se cilat jane argumentat e qeverise per te dhene vetem nje licence. do te ishte me interes ta dinim se kush eshte kunderargumenti per te dhene vetem nje licence. pra bnga njera ane kemi operatoret qe kane dhene arsyet se pse duhet te kemi 4 licenca dhe nga ana tjeter jane autoritetet qe nuk kane asnje argument per kete Haris Broumidis drejtor i Pergjithshem i Vodafone.

Teknologjia 3G eshte nje brez standardesh ne industrine e telefonise se levizshme e cila krijon mundesine e sherbimeve te reja.Ne vendet e tjera europiane teknologjia 3G ka hyre qe prej me shume se dhjete vjetesh dhe sot jane duke perdorur nje teknologji edhe me te avancuar ate 4G.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›