Berisha Beteje per stabilizimin e prones

Duke folur ne Kuvend gjate diskutimit te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave kreu i qeverise i beri thirrje opozites te votoje projektligjin.
Nuk eshte e rastit qe behet nje zhume e madhe per kete ligj. Nje numer i madh pushtetaresh me ndihmen e pseudopronareve kane grabitur vellezerit e tyre me falsifikime mostruoze dhe kane lene duarbosh pronaret e vertete eshte shprehur Berisha.
Beteja per stabilizimin e prones eshte beteja per stabilizimin e kapitalizmit ne Shqiperi. Prandaj ligji nuk miratohet sepse jane te shumte pushtetaret qe perdorin pushtetin e tyre si grabitqare te tokave dhe trojeve. Ky ligj do behet 100 here derisa e drejta te shkoje ne vend theksoi kreu i qeverise.
Nderkohe deputeti i PS-se Armando Subashi ka theksuar se ky ligj i jep dore qeverise te grabise te gjitha pronat ne vend.
Ai ka kujtuar se projektligji eshte kthyer nga presidenti dhe Gjykata Kushtetuese por kjo gje nuk eshte marre parasysh nga mazhoranca.