Berisha: 'One stop shop' për lejet e ndërtimit. Gabim taksa për makinat e vjetra
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha duke folur për zhvillimin e biznesit në vend u ndal në disa cështze delikate si lejet e ndërtimit, taska për shitjen e automjeteve të përdorura dhe përdorimi i licensave.
Kreu i qeverisë duke lënë të kuptohet se Lulëzim Basha është i zgjedhuri i të djathtëve për Bashkinë e Tiranës, akuzoi institucionin në fjalë se mban vendin e parë në botë për zgjatjen e afatit kohor për dhënien e lejeve të ndërtimit. Sipas Berishës, Rama ka ngritur shtyllën më të lartë të korrupsionit në Botë, ndaj duhet krijuar një masë e re për dhëniet e lejeve të ndërtimit, duke propozuar ‘one stop shop’.
“Imagjinoni ju nëqoftëse, afati kohor për dhënien e licensave dhe lejeve është shkurtuar mbi 5-6 herë pas krijimit të qëndrës për lejet e licensat, afati kohor në Bashkinë e Tiranës është i treti më i gjatë në botë. Të dhënat e fundit janë 330 ditë. Sigurisht, këto nuk i referohen vitit 2009, por vitit 2008. Por, Kryetari i Bashkisë që po ikën ka ndërtuar shtyllën më të lartë të korrupsionit në Europë dhe më të lartat në Botë”.
“Fatmirësisht 8 Maji po afron dhe zoti Basha, 'e more vesh që kanë vendosur me ngul cadrat pranë ministrisë, o të japësh dorëheqjen, o të flijohen në grevë urie, puna e tyre’, kjo cështje do zgjidhet më 8 Maj” .Pra për lejet e ndërtimit qëndron dhe problemi më i madh i biznesit. Ne kemi futur në “one stop shop”, lejet e hisdrocentraleve, fabrikave të mëdha duhet ta shqyrtojmë shumë seriozisht këtë inkludimin “one stop shop, por ama dhe kjo do të bënte të mundur shumë transaprencën. 21 vende në botë e kanë, ndaj të studiojmë këtë mundësi që lejet e ndërtimit ta kalojmë në sportel unik”.
Licensat
Kryeministri Berisha gjithashtu dënoi informalitetin duke kërkuar që personat që nuk kanë regjistruar licensat e tyre për akvitete të ndryshme do të ndëshkohen maksimalisht dhe jo me gjoba si në praktinë e zakonshme.
"Informaliteti është së pari një mospërgjegjësi totale ndaj atij detyrimi madhor që ke për të paguar taksat për qytetarët e tu, së dyti dhe më ë rëndë se e para është pabarazia. Deri tani ne kemi patur rregulla me gjobë me regjistrim pa regjistrim dhe të tjerë, tani rregulli duhet të jetë i prerë, fillove aktivitetin pa leje ndodh konfiskimi i të gjithë cfarë ke aty dhe c’regjistrimi në QKL, humbja e të drejtës së aktivitetit. Përshembull, një i licensuar për arkitekt dhe ti nuk je i regjistruar për aktivitetin tënd, licensa humbet për një afat 5 vjecar. Ndaj kjo të hyjë në të gjitha ligjet tuaja për licensat.
“Nqs, një importues nafte merr dhe na sjell dhe nxjerr në treg naftën të ndaluar me ligj, po u kap kamioni, që ai humbet licensën, ikën nga tregu, ai që nuk mendon për mushkritë e foshjeve e njerëzve që marrin squfur”.
Taksa per shitjen e automjeteve te perdorura
Një cështje, ku u ndal kryeministri, por që hasi në replika me një prej ministrave, ishte taksa për shitjen e automjteve të përdorura. Duke e cilësuar gabim, Berisha kërkoi rishqyrtimin e kësaj takse, por ministri i Financave Ridvan Bode i kujtoi se ky ishte detyrim i Komisionit Europian.
“Cështja e makinave të përdorura duhet të rishqyrtohet, ajo faktikisht ka bllokuar tregun e tyre brenda vendit, mundësisht të bëhet rishqyrtim i këtij qëndrimi.. Nuk po them që ne të zbusim qëndrimin ndaj automjeteve të përdorura, sepse ato faktiksiht funksionojnë, por duhet të rishohim këtë tasksë. se ne kemi bllokuar shitjen. Ndaj mundësisht me Minisrinë e Punëve Publike të gjejmë një zgjidhje një modalitet që dhe mjedisin ta respketojmë dhe tregun ta respektojmë”.
Duke i ndërprerë fjalën, Ministri Bode reagoi duke deklaruar se taksa është e nevojshme. Në replikën mes tyre, Bode I kujtoi se taksa ishte deytrim nga raporti i Komisionit Europian, ndërsa Berisha theksoi se kështu po pengohet tregu.
Më tej, Berisha solli një shembull duke shpjeguar se “një njeri nuk e shet dot një makinë të vjetër se e pengon taksa, do të blejë të re, dhe ne e dekurajojmë në këtë mënyrë”.
Bode: Le të paguajë taksën,
Berisha: Jo, jo nuk i shërben njeriut.
Bode: Kjo taskë është një alternativë e detyrueshme dhe detyrim nga BE, po e hoqëm do kthehemi ku ishim dhe do të boshatisen varrezat e makinave
Berisha: Jam i qartë e vendosëm, se plotësuam një kërkesë të Komisonit Europian, por të gjejmë zgjidhje tjetër që tregun të mos e dëmtojmë dhe mjedisin ta mbrojmë. Kjo që bëjmë ne nuk mbron mjedisin, por po u shit një makinë e vjetër, po u shit të shitet me një taksë të vlefshme”
Berisha: Ne korigjojmë kur bëjmë gabim. E shofim nuk ecën, tani ndaj janë specialistët mblidhen bashkë me mjedisin me minsitrinë e financave dhe gjejnë një mëynrë tjetër. Ne bënmë një lloj pengese penaliteti për mos importin e tyre, porn fakt penalizuam qëytetarët tanë. Jemi për ta marrë një taskë por të gjejmë mënyrën e duhur. Taksa që pengon tregun nuk është taksë, taksa favorizon tregun ta dënosh tregun me taksa jo haekizëm.
Bode: Është majtizëm që vjen nga ambientalistët
Berisha: Antiblobalistët janë të majtë, jo ambvientalistët
Berisha i drejtohet Bashës: Në rregull përgatitu për grevë urie ti!
(d.b/BalkanWeb)