KQZ zëvendëson komisionerët PS, Ristani: KZAZ mblidhen me 8 mars
TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi sot emërtimin e komisionerëve të 66 KZAZ-ve që i përkisnin Partisë Socialiste dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por që nuk u plotësuan nga këta të fundit brenda afatit ligjor. Vendimi u miratua me 4 vota pro, dhe në mungesë të anëtarëve të opozitës. 33 anëtarë dhe 33 sekretarë të Komisioneve Zonalë të cilët u emëruan sot nga KQZ vijnë nga shoqëria civile.
Kreu i KQZ-së zoti Arben Ristani deklaroi se “kandidatët e pavarur kanë afat deri më 8 mars për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm”, ndërsa bëri thirrje “për të filluar urgjentisht puna në KZAZ”.
Thirrjes së KQZ-së i janë përgjigjur 127 kandidatë të pavarur, dhe apolitikë. Deri më 8 mars do të përzgjidhen 66 prej tyre. Komisionet Zonale zgjedhore duhet të mblidhen më 8 mars. Më 21 shkurt 2011, KQZ shpalli vakante vendet e komisionerëve të KZAZ-ve, të cilat sipas ligjit i takonin dy partive të opozitës, PS dhe PBDNJ. Një veprim i tillë u mirëprit dhe nga OSBE si një veprim në përpjekje për të çuar përpara përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 Majit. OSBE vuri në dukje se ky u hap u bë i nevojshëm vetëm pasi disa parti refuzuan të marrin pjesë në procedurat demokratike, në bazë të rregullave që i kishin bashkëhartuar dhe miratuar vetë.
Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të kishin paraqitur propozimet për komisionerë brenda 24 janarit dhe KZAZ-të duhet të ishin ngritur brenda datës 7 shkurt 2011. PD dhe LSI ka dorëzuar kandidatët e saj për komisionerë.
(s.g/Balkanweb)