E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Opozita po bën presione, Rama do bllokimin

Kryeminsitri Berisha i është përgjigjur akuzave të liderit socialist Edi Rama për mungesë vullneti nga ana e maxhorancës për realizimin e reformave. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Berisha theksoi se opozita kërkon me çdo kusht të bllokojë statusin dhe integrimin e vendit. “Në traditën kristalizuar pas 2008, lidershipi i PS merr përsipër të grisë cdo marrëveshje. Kjo nuk na befason. PS po bën gjithcka për të bllokuar integrimin. Nëse doni të ecim bashkarisht mirë, nëse nuk doni 2013 vjen dhe shqiptarët do t`ju japin përgjigjen e duhur”, tha Berisha.

Berisha ka deklaruar se me propozimet për Rregulloren Rama kërkon t`i reduktojë fjalën dhe minutat kryeministrit, por kjo sipas tij është shkelje e Kushtetutës së vendit. Sipas tij, me të tilla propozime, Rama kerkon t`i vërë kufirin te thana, por kjo nuk mund të ndodhë.

“Meqënëse dje kryetari i PS-së dhe sot kryetari i grupit sërish paraqiti serialin e akuzave ndonëse ne kemi bërë gjithçka për avancimin e këtyre reformave. Qëndrimi i tyre ka qënë ky: Dy muaj para se të firmosej marrëveshja këta zotërinj ose kryetari i tyre rreshtoi dhjetra kërkesa për rregulloren e parlamentit. Natyrisht duke qënë të bindur se kjo është e standarteve më të mria qëndrimi ynë ishte ky: ne pranojmë të shqyrtojmë rregulloren për të mos i përplasur derën dhe duke e adaptuar atë nen për nen me një rregullore model që është rregullorja e Parlamentit Europian. Pas refuzimit për një kohë të caktuar më së fundi Rama e pranoi këtë. Cili është qëndrimi prapa? Ishte shkelja e marrëveshjes duke kërkuar që kryeministrit t`i kufizohet koha, dhe kryeministri dhe ministrant të mos mund të marrin fjalën veçse në cilësinë e deputetit, që të ketë kohë të barabartë me kryetarin e minorancës. Kryetari i tyre i cili është edhe kandidati kryesor për kryeministër në logjikën formale nuk garoi për deputet, e pengova unë zotrinë? Përkundrazi i ofrova që t`i lejonte të ishte edhe kryetar bashkie edhe si deputet në garë. Ja bëra këtë në një shenjë e vendosmëri që të mos ndodhte rast unikal në Evropë dhe Botë kur komandanti nuk dilte në krye” shtoi Berisha.

"Ky zotri nuk pranoi të garojë e të vijë në parlament. Tani urdhëron grupin e vet duke i thënë atij ja vini kufirin tek thana në platfotmë. Për të bllokuar reformën shkel marrëveshjen dhe kërkon këto" shtoi më tej Berisha.

Një tjetër çështje e cila ka krijuar bllokimin sipas kryeministrit janë dekretet për të cilat opozita kërkon të votohen fshehtas. “Zotëri është dekret, edhe për personat këtu votojmë fshehtas por dekreti nuk është person, dekreti është akt madhor, juridik dhe dekreti nuk është asnjëherë person. Nuk votohet personi por votohet dekreti. Nuk votohet për personin por për ligjin. Tani si të doni. Doni të ecim hajdeni. Nëse nuk doni po vjen 2013 dhe shqiptarët do japin verdiktin e tyre. Kjo Shqipëri është përgjegjësi e gjithë shqiptarëve. Nëse opozita nuk do nuk është detyrë e mazhorancës as ta mënjanojë por ta respektojë si forcë sovrane. Mos mendoni se do mund të mashtroni kaq lehtë. U ulët për reformën e rregullores, firmoset për Parlament Evropian por kërkoni ti prisni fjalën kryeministrit e të ndryshoni Kushtetutën. Atij dhe atyre që nuk bëjnë ultimatume mos u bëni kurrë ultimatume. Atij dhe atyre që nuk bëjnë presione mos u bëni kurrë presione se do dështoni në mënyrë ekzemplare”, tha Berisha.

Menjëherë pas kryeministrit e ka marrë fjalën edhe kryetari i grupit socialist Ruçi i cili ka theksuar se filozofia e mbrapshtë e kryeministrit po e mban vendi larg Europës.  Ai tha se PS është e gatshmë të bashkëpunojë për reformat, dhe të fshihet njolla negative me të cilën Berisha ka damkosur vendin që prej vitit 2009.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›