E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Patozi: Nuk pranojmë tekat e Ramës. Ruçi: Janë rekomandimet e ODIHR-it

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është hapur më një minutë zi në nderim të komandos Feti Vogli, i vrarë në Afganistan 3 ditë më parë.

Më pas, seanca ka kaluar në rendin e ditës, ku e ka marrë fjalën kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.

Ai komentoi deklaratën e kreut të selisë rozë, Edi Rama, të bërë një ditë më parë në lidhje me reformën zgjedhore.

Patozi u  shpreh se deklarata e Ramës është nisja e një bojkoti të ri nga ana e opozitës. Sipas tij, opozita po përpiqet të minojë bashkëpunimin, ndërsa maxhoranca nuk mund të pranojë tekat e saj.

PD i qëndron marrëveshjes së nëntorit, por nuk mund të pranojmë tekat e Ramës, tha Patozi.

Ndërsa kreu i socialistëve, Gramoz Ruçi, në replikën e tij u shpreh se mungon vullneti i maxhorancës për disa pika, të cilat nuk janë kërkesa të opozitës, por të rekomandimet e përfshira në raportin e ODIHR-it.

Reforma zgjedhore është në fundin e kohës së miratuar në Parlamet. Mungon vullneti politik jo për tekat e opozitës, por për përmbushjen e rekomandimeve që kërkon raporti i ODIHR-it.

Puna ka ngecur në 5 pika që nuk janë kërkesa të opozitës:  listat e zgjedhësve, kartat e identitetit, numërimi, KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor.

Ju nuk jeni dakord me kërkesat e ODIHR-it,  jo me tekat e opozitës, tha Ruçi. / G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›