Ruçi: Reforma zgjedhore jo tekë e opozitës. Ju s`keni vullnet

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetari të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i cili ka theksuar se kolegu i tij nuk dha asnjë përgjigje por përkundrazi akuzoi opozitën.
“Problemet që u trajtuan nga kolegu në vend që të kishin një përgjigje patëm disa akuza. U quajtën kushte për të vazhduar reformën, ato reforma që përpara tre muaj e gjysmë i kemi nënshkruar bashkarisht për reformë të plotë brenda tre muajsh. Deri më tani është në përmbushje të plotë vetëm ligjet me shumicën e cilësuar ku opozita ka bërë detyrën e saj” theksoi Ruçi.
Ai ka theksuar se opozita është e angazhuar që brenda marsit të japë votën e saj për ligjet me shumicë të cilësuar por shtoi se e para që duhet të realizohet është reforma zgjedhore.
“ Është radha është i reformës zgjedhore që është në finishin e kohës së miratuar në parlament. Ajo që kemi trajtuar në konferencën e kryetarëve dhe në seancën e parlamentit është jo se mungon vullneti për të plotësuar tekat e opozitës por rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR dhe atij të BE”, theksoi Ruçi.
Ai ka theksuar më tej se kërkesat e opozitës janë ato të cilat janë kërkuar edhe në raportin e ODIHR-it si listat e zgjedhësve, kartat e identitetit, numërimi, KQZ si dhe çëshja e Kolegjit zgjedhor.
“Thoni pra që nuk jeni dakord me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe jo me tekat e opozitës. Opozita është aty përfaqësuesit tanë janë të gatshëm aty 24 orë në dispozicion për ti bërë këto dhe ne kemi vënë provën tonë duke miratuar kodin detar, kodin rrugor, kodin ajror, kodin civil e kodi penal po përfundon. Janë të gatshëm kolegët për gjykatën administrative. Nëse këtu anatemoni për të bllokuar dhe akuzoni opozitën dhe liderin e saj atëherë ju keni bllokuar dy reforma të rëndësishme si kërkesa të progres raportit”, shtoi më tej Ruçi.