E Diel, 1 Nëntor 2026

BerishaPS nuk mund te mbuloje dot aferat korruptive

Kryeministri Sali Berisha nuk ka nguruar tiu jape pergjigje te gjitha akuzave te artikuluara nga opozita gjate diteve te fundit duke filluar nga akuzat per korrupsion deri tek problematika e kasave fiskale.

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se Sali Berisha ka perseritur akuzat ndaj liderit te opozites Edi Rama lidhur me kontraten prej 20 ne kembim te lejes se ndertimit ne nje prej zonave me te lakmuara te kryeqytetit. Sipas kryeministrit Berisha opozita nuk mund te mbuloje te tilla afera korruptive duke artikuluar cdo dite akuza ndaj maxhorances.

Nderkaq kryeministri eshte ndalur edhe tek ceshtja e kasave fiskale duke bere paralelizem edhe me procesin e pajisjes se taksive me taksimeter e duke lajmeruar se qofte biznesi qofte taksite do te kompesohen per parate e kasave fiskale dhe taksimetrave.

Nderkaq kryeministri Berisha eshte shprehur qarte se qeveria ka nje axhende te qarte per te ecur ne rrugen e detyrimeve qe percaktohen nga udherrefyesi per liberalizimin e regjimit te vizave duke vazhduar luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›