E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia ndaj Ligorit deputeti Halimi i shkruan leter kryeprokurores

Deputeti i PD-se Eduard Halimi i ka derguar nje leter kryeprokurores Ina Rama ne lidhje me padine e ngritur per deputeten socialiste Shegush Ligori.

Lidhur me kerkesen per fillimin e procedimit penal ndaj Shegushe Ligorit per vepren penale te Shpifjes per Shkak te Detyres se kryer boterisht te parashikuar nga neni 240 paragrafi i dyte i Kodit Penal te depozituar ne organet e drejtesise deshiroj te informoj opinionin publik se sot me date 27 shtator 2010 i kam derguar nje leter Prokurores se Pergjithshme Ina Rama theksoi Halimi duke theksuar se ne kete leter i ka kerkuar asaj te kryeje nje hetim te shpejte te ceshtjes pasi duke patur parasysh se informacioni ne QKR eshte online 24 ore e verteta eshte vetem pak minuta larg.

I kam kerkuar nje hetim te shpejte objektiv dhe efikas sepse ligji shteti ligjor dhe dinjiteti i individit duhet te mbrohen dhe te prevalojne mbi shpifesit keqberesit dhe te korruptuarit. Jo vetem si deputet por edhe si ekspert i se drejtes une e di mjaft mire se rruga kryesore qe perdoret per te vonuar drejtesine eshte zvarritja e hetimit te ceshtjes. Por nje drejtesi e vonuar eshte nje drejtesi e mohuar theksoi Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›