Berisha:PS po sulmon politikisht biznesin

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën se po sulmon kompanitë e huaja të cilat kërkojnë të investojnë në Shqipëri për qëllime politike. Gjatë diskutimit për më shumë se 3 orë të aktit normativ për hidrokarburet, shefi i mazhorancës akuzoi opozitën se po mban një qëndrim antikapitalist.
Ndërsa për socialistët sektori i naftës në vendin tonë është në krizë reale për shkak të vendimeve të qeverisë. Sipas deputetit të PS-së Erion Braçe, kompanitë e naftës janë në borxhe të mëdha.
Ndryshimet në p/ligjin e hidrokarbureve kanë ngjallur një debat të ashpër në Kuvend mes përfaqsuesve të opozitës dhe mazhorancës. Për më shumë se 3 orë palët kanë diskutuar dhe replikuar me njëri-tjetrin përsa i përket këtij projektligji.