Kuvendi miraton kandidaturën e Bicit, rrëzon Sokol çomon

Ashtu siç ishte parashikuar Parlamenti rrëzoi Sokol çomon dhe miratoi Medi Bicin për në Gjykatën e Lartë. Kandidatura e çomos mori 64 vota kundër, katër vota pro të cilat erdhën nga LSI dhe tre abstenime që erdhën nga dy deputetët e PDU, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe një tjetër kundër nga demokrati Paulin Stërkaj. Ndërsa dekreti tjetër i presidentit mori 71 vota pro të mazhorancës.
Më herët opozita përmes Fatmir Xhafaj akuzoi mazhorancën se po merr vendim politik për rrëzimin e çomos. Xhafaj tha se Gjykata e Lartë kërkon njerëz profesionist ndryshe nga sa po vepron mazhoranca duke votuar politikisht.
Gjatë seancës dëgjmore në Kuvendin e Shqipërisë, demokratët e vunë theksin tek karriera politike e çomos i cili në kohën e qeverisë socialiste ka shërbyer si zv.ministër drejtësie. Vetë kandidati çomo deklaroi se nuk ka qenë asnjë ditë anëtar i asnjë force politike dhe nuk ka pas suport në ngritjen e tij profesionale. Në seancën tjetër Kuvendi do të shqyrtojë dekretin tjetër të presidentit drejt Gjykatës së Lartë Vexhi Muçmatën.