E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Punimet artizanale rrisin punësimet

Punimet artizanale janë një mënyrë e mirë për të rritur punësimin, në Shqipëri. Me këto fjalë u shpreh kryeminsitri Sali Berisha përgjatë vizitës së ekspozitës së artizaneve të qytetit të Kukësit, që kanë hapur në muzeun historik kombëtar.
 

“Artizanati ka një aspekt tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, atë tregtar dhe të punësimit. Ky është një sektor në të cilin mund të punësohen një numër shumë i madh qytetarësh në mbarë vendin. Prodhimet tona janë të mrekullueshme. Ne kemi bërë disa hapa në mbështetje të tyre po unë dua ti garantoj që ne do marrin çdo hap tjetër për t`i mbështetur” ka shtuar Berisha
 

Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje bashkive të mëdha, që vizitohen më shumë nga turistët, që të krijojën më hapësira për tregëtimin e prodhimeve artizanale.
 

“Unë ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive të mëdha të krijojnë çdo lehtësi që këto punime të jenë disponibël për turistët në qytete e tyre” ka theksuar Berisha.
 

Një nga shqetësimet që ndeshen më së shumti gratë të cilat merren me punimet artizanale është pikërisht gjetja e tregut, për t`i shitur ato. Qëllimi i hapjes së ekspozitës me punime tradicionale të 60-të grave nga qyteti i Kukësit ishte pikërisht, nxitja për shitjen e tyre. Ata mbështeten në këtë nismë nga fondacioni “Soros”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›