E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër mbërrin trupi i Voglit, MM publikon vijimësinë e ceremonisë

Një ditë përpara mbërritjes së trupit të “Dëshmorit të Atdheut” Feti Vogli nga Afganistani Ministria e Mbrojtjes ka publikuar në një njoftim për shtyp ceremenoninë mortore në nderim të tij. Ceremonia e Voglit, rënë në krye të detyrës në misionin në Kandahar, më 20 shkurt të këtij viti do të vijojë si më poshtë:

Ora 03:15 - Pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit

Ora 03:20 - Trumpetat njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni

Ora 03:20 - 03:25 - Përgatitja për fillimin e lëvizjes për tek automjetet

Ora 03:25 - 03:30 - Ecja me arkivolin mbi supet e ushtarakëve për 200 m deri tek makina e
funeralit
Vendosja e arkivolit në makinën e funeralit
Pjesëmarrësit zenë vendet e tyre nëpër makina

Ora 06:45 - 10:00 - Ceremonia mortore familjare

Ora 10:00 - 10:45 - Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 - 11:00 - Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 - 12:15 - Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 - 12:20 - Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 - 12:30 - Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 - 12:35 - Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 - 12:40 - Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 - 13:00 - Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00 - Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 - 13:05 - Himni Kombëtar

Ora 13:05 - 13:10 - Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 - 13:11 - Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 - 13:25 - Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të
Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 - 13:50 - Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 - 14:00 - Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e
tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 - 14.07 - Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan DEMIRI

Ora 14.07 - 14.17 - Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në
vendin e varrimit

Ora 15.00 - Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 - 15.30 - Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30 - Dreka e përmortshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›