Pavarësia, Basha me biznesin: T`i përvishemi punës për 100-vjetorin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është takuar sot me biznesin në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha kërkoi bashkëpunimin e biznesit për të organizuar një seri aktivitetesh për të përkujtuar këtë moment historik për kombin shqiptar.
“Mënyra më e mirë për të nisur rrugëtimin tonë drejt festimeve për 100-vjetorin është ti përvishemi punës gjithë secili në fushën e vet. “100 biznese kombëtare sot çelin siparin e këtij aktiviteti që do zhvendoset në Prishtinë, Shkup, Tetovë e Preshevë”, me qëllim planifikimin e zhvillimit të bizneseve në 100 vitet e ardhshme të shtetit shqiptar” ka theksuar Basha.
Ai gjithashtu u ka kërkuar bizneseve të vetëkreditohen ndërsa ka shtuar se bashkia do të bëjë ç`është e mundur për të krijuar mjedis të favorshëm dhe gjithë lehtësirat për zhvillimin e bizneseve. “Ku aktivitet që nis në Tiranë, pas kësaj do të zhvendoset në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Preshevë, Mal të Zi e kudo. Ku është një rast shumë i mirë për të vazhduar këtë dialog, por ekspozimi është i pamjaftueshëm, nëse ne nuk biem dakord për qëllime të përbashkëta” theksoi më tej Basha.
Sipas tij, duhet parë se cili është 100 mln eurosh i parë që do ridrejtohet nga tregjet e tjera te ai shqiptar. “Cili do jetë ritmi që 100 mln euro do rikreditojnë ekonominë shqiptare dhe vetëm atëherë do të themi se simbolika e 100 bizneseve në 100 vetorin e pavarësisë, ka me të vërtetë rezultat” shtoi më tej ai.
Gjithashtu kryebashkiaku Basha bëri me dije se më datën 8 mars në Tiranë do të paraqiten 7 maketet nga 20 studiot arkitekturore për bulevardin e ri të kryeqytetit, konkretisht segmentin nga Stacioni i Trenit deri tek lumi i Lanës.