E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Rama armik i vullnetit te shqiptareve

“Kryesocialisti Rama është përpjekur që të prishi zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse unë pranova çdo kompromis të mundshëm për të hyrë në zgjedhje”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Berisha, i cili theksoi se vendimi i opozitës për t’u tërhequr nga komisioni hetimor, nuk ishte i papritur.
“Së pari më duhet të theksoj se nuk jam i habitur për faktin se përse ju u tërhoqët tërësisht nga komisioni hetimor parlamentar. Ju harroni se muret e këtij Parlamenti kanë një memorje.Edhe ndërkombëtarët u habitën nga qëndrimet e Ramës. Rama bëri cdo gje që të hynte në kualicion me Berishën, ndonëse vendi donte opozitë”.
 

Kryeministri theksoi më tej se lideri i opozitës ka qenë gjatë gjithë kohës “armiku i betuar” i vullnetit të lirë të shqiptarëve.
“Rama dështoi dhe bëri përpjekjet titanike per te penguar proçesin e liberalizimit të vizave. Me anë të këtij mesazhi, më tej Berisha theksoi se Rama u bë pjesë e grevës së urisë, në kohën kur Komisioni Europian kishte caktuar datën 14 maj për të marrë vendimin për vizat”.
 

Gjatë seancës së sotme e cila ka për qëllim negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për mënyrën e hetimit të zgjedhjeve të kaluara, Berisha vijëzoi faktin se Rama është një njeri i dështuar, i cili veçse shpif, mashtron.
“Një njeri që nuk ka qënë i zoti, vecse disa bojrave në Tiranë,bojra te nxjera nga një profesion i dështuar, nuk i nxjerin qytetaret për jete dhe vizionin e tyre. Ky njeri është i mbrujtur dhe i betuar si nje armik i vullnetit të lirë të qytettareve.Ky njeri çuditi boten ne vitin 2007, ku per certifikatat që i kontrolllonte vetë, arriti ti thoshte dipomatit se jam i shtrire ne dysheme dhe do të vdesë”.
 

Kryeministri ka kujtuar edhe propozimin e PS, ku nga 9 nene, në 8 prej tyre hetimi kërkohej vetëm në bazë të dyshimeve, gjë që sipas tij është e papranueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›