E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Akuzat e serbeve ndaj meje histeria antishqiptare e udhehequr nga Dick Marti

E hene 27 dhjetor NOA-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i ka cilesuar si shpifje deklaratat e Beogradit per tregtime ne arme gjate luftes ne Kosove.

Gazeta Politika e Beogradit ka shkruar sot se Berisha ka qene nje nga tregtaret kryesore me arme ne kohen e luftes ne Kosove ndersa shtepia e tij ne Tropoje ka qene qender per blerjen e armatimit.

Ne nje interviste per agjencine e lajmeve AFP ai ka thene se pretendimet e kesaj gazete qe eshte zedhenese e ultranacionalizmit serb dhe avokate e gjenocidit serb ne Bosnje dhe Kosove nuk jane asgje tjeter vecse shpifje raciste.

Ne shkrimin e kesaj gazete emri i Berishes permendet nga kater deshmitare ne dokumentet e Prokurorise serbe per Krime te Luftes.

Keto akuza kreu i qeverise shqiptare i ka cilesuar si histerine anti-shqiptare te udhehequr nga Dik Marti te cilin e ka quajtur nje racist qe pa asnje prove eshte duke u perpjekur te hedhe balte ne luften e shqiptareve te Kosoves.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›