E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa:Negociatat mes paleve kane deshtuar

Nuk heqim dorë nga materialet zgjedhore. Kjo ishte kërkesa e deputetit te PS, Fatmir Xhafa gjatë seancës parlamentare. Ndërsa palët negociatore nuk kanë gjetur një formulë për zgjidhjen e kompromisit, Xhafa deklaron se negociatat mes palëve kanë dështuar. Duke e vënë theksin dhe tek kërkesa e partnereve ndërkombëtare, deputeti sqaron se ndonëse PS ka kërkuar negociata, ende nuk ka mundesi për një zgjidhje konsensuale.
 

“PS ka pasur një qëndrim konstruktiv. PS ka qenë iniciuese e ndryshimeve për ngritjen e komisionit, iniciative që është rrëzuar. Ne hoqëm dorë nga fletët e votimit jo sepse mendojmë ndryshe, por për arsyen sepse ishte një cështje për të cilën palët kishin qëndrime diametralisht të kundërta”, pohoi Xhafa, i cili ka akuzuar lidershipin e PD se është tërhequr nga premtimet që ka bërë më parë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›