E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Reforma në sistemin fiskal

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se duhet një thellim i reformave në sistemin fiskal. "Sot vendosim për Avokatin e Tatim Paguesve dhe Këshillin Tatimor, dy institucione që do sjellin rritje të transparencës në sistemin fiskal. Modernizimi e këtij sistemi do çojë në shlyerjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga takspaguesit dhe shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj tyre", tha ai.
Berisha deklaroi se për gjithë qytetarët do vendoset deklarata personale e të ardhurave. "Ky dokument i shton shumë detyrime ministrisë së Financave ndaj qytetarëve. Mbi bazën e tij autoritetet financiare do detyrohen t'i kthejnë qytetarëve taksat e tepërta", shpjegoi kryeministri.
Kryeministri nënvizoi se qeveria po bën gjithçka për të lehtësuar veprimtarinë e bizneseve. Kreu i qeverisë tha se do krijohet një komision i prokurimit publik i cili do merret me shqyrtimin e ankesave të prokurimeve publike. "Ngritja e këtij komisioni finalizon procesin e reformës së prokurimeve publike", vijoi ai. Berisha pohoi se qeveria shqiptare do të financojë shoqërinë civile. Sipas tij, shoqëria civile është avokate e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›