E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi,vritet nga policia i riu shqiptar


Ekzekutohet me armë zjarri një i ri shqiptar në kryeqytetin grek, Athinë. Mediat raportojnë se ishin dy te rinj me origjinë shqiptare që u përleshën me policinë greke , dhe për pasojë një prej tyre , humbi edhe jetën. Sipas informacioneve nga kryeqyteti helen, dy të rinjtë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë dhe kjo e fundit ka reaguar duke ekzekutuar me 7 plumba shqiptarin.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurës ndërsa shqiptari po tentonte të vidhte një makinë dhe është pikasur nga forcat e rendit.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij ka mundur të largohet me shpejtësi duke i shpëtuar prangave. Policia nuk bën të ditur identitetin e viktimës, por deklaron se atij i janë gjetur një pistolete dhe një granatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›