E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Palët të bashkëpunojnë për integrimin

TIRANË Në një kohë kur mes dy liderëve kryesorë politikë, Berisha dhe Rama po vijojnë me akuza të ndërsjella dhe dialogu ka mbetur në vend, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Ettore Sequi ka kërkuar bashkëpunim mes palëve. “Ajo që mund të them nga pozicioni im është që, nevojiten të merren në konsideratë avantazhet e progres-raportit. Ai është një mundësi e mirë për bashkëpunim, pasi është një dokument i tillë që nuk tregon vetëm situatën aktuale, por dhe si duhet të jetë ajo në të ardhmen. Së pari ai adreson disa reforma, siç është ajo elektorale apo parlamentare. Mendoj se do të ishte një lëvizje e mirë miratimi në parlament i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ajo që them vazhdimisht është se integrimi në Bashkimin Europian duhet të konsiderohet si një objektiv kombëtar”, - tha Ettore Sequi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›