E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Shqiptarët e Malit të Zi kanë bërë progres

Kryeministri Berisha takohet me Presidentin malazez, zotin Filip Vujanovi

PODGORICE- Kryeministri Sali Berisha ka vijuar vizitën e tij në Mal të Zi me një takim me presidentin e vendit, Filip Vujanovi. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera, ndërsa kryeministri Berisha shprehi kënaqësinë për progresin që shqiptarët kanë bërë në Mal të Zi.

Berisha i ka thënë presidentit Filip Vujanovi,  që Mali i Zi po ecën me shpejtësi drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kryeministri Berisha e siguroi Presidentin Vujanovi se qeveria shqiptare do të vijojë ta mbështesë fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e vlerësuar këtë anëtarësim si plotësisht të merituar, por edhe si interesi më i mirë i NATO-s, kahu jug – lindor i të cilës do të bëhet më i plotë me anëtarësimin e Malit të Zi në këtë Aleancë.

Autostrada Adriatiko-Joniane, projekti për lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës, si dhe projekte të përbashkëta turistike, veçanërisht për turizmin malor, për ti paraqitur alpet si një destinacion jashtëzakonisht tërheqës për turizëm e investime në të dy vendet,  ishin disa nga fushat për të cilat është diskutuar.

Presidenti Vujanovi vlerësoi progresin  e vendit tonë,  i cili sipas tij është transformuar dhe shndërruar në një destinacion shumë tërheqës për investime të huaja, si edhe për turistët.

Presidenti malazez falënderoi kryeministrit Berisha për kontributin e qeverisë shqiptare përsa i përket plotësimit të standarteve të të drejtave e lirive të njeriut të qytetareve shqiptarë me origjinë nga Mal i Zi. Kosova gjithashtu ishte pjesë e bisedimeve Berisha- Vujanovi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›