E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vritet me thikë 21-vjeçari, 1 plagoset

Foto Ilustruese

Një 21- vjeçar mbeti i vrarë pasditen e sotme, ndërsa një tjetër i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë mbrëmjen e së mërkurës, ku Elton Koçi është qëlluar për vdekje me thikë, ndërsa Andi Sulka ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave të para, ngjarja është provokuar fillimisht nga një sherr banal mes të rinjve në ambjentet e nje bilardoje.

Mësohet se policia ka identifikuar  autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim.

Ai mendohet të jetë një 17- vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Policia po heton per zbadhjen e plote te motiveve qe kane çuar ne ngjarjen e rende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›