E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Të mërkurën, miting kundër dhunës

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp në kundërpërgjigje të deklaratave të kreut të opozitës, akuzon Edi Ramën si përgjegjësin e vetëm të kësaj tragjedie, vetëm për të marrë pushtetin me dhunë.
 

“Trafikantë delikuentë u paraqitën deri në orën një të natës disa herë me mediat e vendit duke u perpjekur të lajë duart me krimin e shëmtuar. Përpjekje për të marrë kryeministrinë ku humbën jetën 3 qytetarë, u plagosën 27 anëtarë të forcave të rendit. Akti juaj anti pushteti ka emrin tuaj dhe për këtë do të përballeni me të gjitha pasojat. Edvin Kristaq Rama, skenari puçist i djeshëm, sulmi për të sulmuar kryeminstrinë u drejtuar e paguar vetem nga ti, dhe je ti drejtues i skenës antikushtetuese te cilën e montove per të akzuar kryeministrin”.
 

Ndërkaq, kryeministri Berisha, përgjegjës së demostratës bëri “ministrat e diktaturës, Ruçi dhe Gjinushi, që drejtuan puçin , për marrjen e pushtetit me dhunë” duke u bërë thirrje qytetarëve për protestë.
 

Duke bërë thirrje për drejtësi, kryeministri vuri theksin në forcën e ligjit dhe në zbatimin e tij në një vend demokratik. “Do të marrin ndëshkimin më të merituar. Puçistë dhe banditë nuk mund të bëjnë këtë pa u përballur me forcën e ligjit deri në asgjesimin e plotë të tyre për pushtimin e institucioneve demokratike”.

“Për cdo shkelje ligji të gjithë mercenarët do të marrin përgjigjen dhe dënimin e merituar. Nuk ka forcë në botë që të pushtojë demokracinë e Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s”.

Kryeministri Sali Berisha lëshoi thirrjen për një manifestim të fuqishëm paqësor e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë, kjo për ti thënë kundër dhunës dhe pro paqes.
“Të japim mesazhin që pret bota e qytetëruar në mënyrë që faktet e shëmtuara e aktet e dhunshme të bien dhe të largohen nga memoria” deklaroi Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›