E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta urdherarrest per 6 gardiste

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një seri urdhërarrestesh kundër disa drejtuesve të Gardës së Republikës, lidhur me vrasjet e djeshme në demonstratën para kryeministrisë.

Sipas informacioneve të fundit, urdhërarrestet janë gjashtë dhe vlejnë për drejtues të lartë të institucionit ushtarak.

Vendimi është marrë nga prokurorët pas hetimeve të para dhe mbikëqyrjes së vendit të krimit, prej nga lindën dyshimet se drejtues të gardës urdhëruan hapjen e zjarrit.

Emrat dhe postet e gardistëve nuk janë bërë të ditura për faktin se urdhërarrestet nuk janë zbatuar ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›