Minutat e terrorit ne kryeqytet

fare ndodhi prej fillimit te demonstrates acarimit te situates ushtrimit te dhunes djegies se makinave deri tek dhunimi i cdo kalimtari ne bulevardin Deshmoret e Kombit
TIRAN - Terror ne rruget e kryeqytetit. Keshtu mund te cilesohet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme ne rrugen Deshmoret e Kombit. Demonstruesit qe u nisen nga sheshi Skenderbej iu drejtuan kryeministrise. Ndryshe nga heret e tjera ne fillim te turmes nuk ishin te pranishem krere te Opozites se Bashkuar per shkak se demonstruesit u nisen perpara mberritjes se tyre. Gjate momentit te nisjes lideret e opozites ishin ne mes te turmes.
Me thirrjet Berisha ik demonstruesit u vendosen perpara selise se Kryeministrise. Godina e ekzekutivit ishte e mbipopulluar nga mijera forca policie trupa te forcave speciale dhe ato te nderhyrjes se shpejte. Qe ne nisje situata ishte e tensionuar. Gjate ecjes ndareset prej plastike te vendosura ne uren e Lanes nga Bashkia e Tiranes per te kufizuar trafikun u rrezuan. Perpara kryeministrise nuk munden te vendoseshin te gjithe protestuesit. Ato u shperndane ne te gjithe territorin.
Nga pjesa e Piramides dhe pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit mbeshtetesit e opozites brohorisnin dhe kerkonin largimin e qeverise. Ne nje moment acarimi demonstruesit filluan te hidhnin shishe veze mandarina cadra dhe pankartat qe kishin ne duar duke ia drejtuar ato kryeministrise. Per shkak se demonstruesit dhe kordoni i policise qendronin ngjitur filluan dhe ngacmimet e para. Ne ato momente shume protestues fillonin tu qellonin gardhit policor me cadra dhe mbajteset e pankartave drejt mburojave.
Ndonese shume njerez kerkonin uljen e qetesise thirrja e tyre dukej sikur ra ne vesh te shurdher. Kjo jo per shkak te tyre por sepse zhurma dhe situata ishte acaruara se tepermi. Ne nje moment u degjua edhe e shtena e pare. Shume njerez filluan te brohorisnin edhe me shume.
Te revoltuar por edhe te zene nga paniku filluan te brohorisnin dhe te vraponin njekohesisht. Kjo pasi e shtena e pare ishte nje gaz lotsjelles dhe shume prej tyre filluan te kishin pasojat e para.
Ne rruge shume njerez te gjakosur largoheshin per ne spitale si pasoje e perplasjes perpara hedhjes se gazit.
Madje kishte edhe te ardhur nga rrethet te cilet u kerkonin te pranishme rrugen per te shkuar ne spital apo ambulancen me te afert. Gjakderdhjes nuk u shpetuan as te mitur te cilet mbeten te plagosur lehte nga sendet qe hidheshin gjithandej dhe dhuna e ushtruar nga kordoni policor.
Qe gjendja mos te acarohej edhe me tej grupi i demonstruesve ku ishin edhe politikanet qendroi e distancuar duke u kerkuar njekohesisht njerezve qe te terhiqeshin. Ndersa gjendja mendohej se po qetesohej pas te shtenes se pare te gazit lotsjelles vijne edhe te shtena te tjera. Perpara kryeministrise hidhen edhe zhurmues.
Vendi perpara ekzekutivit u mbulua nga tymi. Te demtuarit nga tymi nuk ishin vetem demonstruesit shume police per shkak se nuk ishin te pajisur me maska kundergaz paten dhe ato probleme me shikimin.
Pas kesaj grupi i protestuesve nga ana e Piramides filluan te ndalonin makinat qe ishin ne sheshin prane nderteses. Shume prej ketyre makinave u demtuan. Disa makina te tjera perfshire makina policie nisen te ktheheshin se prapthi nga demonstruesit.
E njejta gje filloi te ndodhte edhe me kater makina te tjera te cilat ishin parkuar prapa parkut Rinia. Situata acarohej gjithnje e me shume ndryshe nga protestat e tjera me te cilet jemi mesuar te shohim prej 12 vitesh dhuna ishte gjithnje e me shume prezente.
Teksa turma u afrua serish pas largimit te tymit dy makina ujehedhese. Njerezit filluan te vraponin. Te dyja makinat i ndiqnin ne te dyja drejtimet. Nje prej tyre erdhi deri tek Pallati i Kongreseve ndersa nje tjeter shkoi ne fillim te godines se kryeministrise. Turma u revoltua. Mijera njerez filluan te hiqnin guret me te cilet ishin shtruar trotuaret dhe po godisnin makinat. Pasi gjendja po shkonte me shume drejt degradimit serish u leshuan tymuesit dhe gaz lotsjelles.
Demonstruesit largoheshin me vrap prej vendeve ku hidheshin gazrat.
Policia here pas here per ti larguar njerezit zhvendosej shume perpara vendit ne te cilin qendronin dhe iu drejtonin protestuesve. Shume prej tyre u perplasen me punonjesit e policise. Te lenduarit nga te dyja radhet vijonin te rriteshin nga momenti ne moment. Ne te gjithe ambientet perreth kryeministrise efektivet e Policise se Shtetit vijonin te ishin gjithnje e me shume te irrituar.
E njejta situate perseritej shpesh protestues qe rimblidheshin perpara kryeministrise dhe forca policie qe i shperndanin me gaz lotsjelles dhe duke levizur drejt tyre. Ne nje moment dera e kryeministrise nga pjesa e perparme u hap.
Aty u degjuan dhe zhurma armesh me plumba gome dhe shpeshhere degjoheshin bresheri automatiku. Nga kjo perplasje shume te plagosur transportoheshin nga vete demonstruesit larg zones se nxehte.
Nje zjarrfikese u mundua te hynte per te shuar makinat nen flake por edhe ajo u be pre e sulmeve me gure.
Pasi sulmi u be gjithnje e me i madh efektivet e policise iu drejtuan popullit per ti shperndare. Krahas shkopinjve te gomes dhe armeve me plumba gome shume police u pane te qellonin me gure drejt protestuesve. Me te njejtet gure qe atyre iu ishin hedhur mbi kokat dhe mburojat e tyre.
Pas pak oreve tensioni dhe dhune qe solli dhe largimin e shume demonstruesve trupat policore iu drejtuan atyre per ti shperndare. Ne ato momente dhuna ishte me e pranishme se gjate fillimit te protestes. Turma te medha policie kapnin dhe godisnin cfare tiu dilnin perpara burra gra femije pa kursyer edhe punonjesit e medias qe ishin te detyruar te ndiqnin protestuesit nga afer.
Pjese e terrorit te ushtruar prej policise ishin edhe kalimtare te rastit.
Megjithese ato bertisnin se nuk ishin protestues shkelmave dhe shkopinjve te gomes nuk i shpetoi askush. Ndonese kishte edhe individ te arrestuar edhe gjate dergimit drejt fugonave te policise ato goditeshin sistematikisht. E njejta gje ndodhi edhe ne ambientet e jashtme te nje lokali. Disa individe te cilet ishin duke pire kafe rane pre e sulmeve te policise.
Trupat policore i ndoqen protestuesit deri brenda ambienteve ne fillim te hyrjes se lokalit. Edhe aty ata su ndalen.
Dhuna shtrohej pambarimisht. Femije dhe te rritur qelloheshin per shkak se ndodheshin ne ambientet perreth Deshmoreve te Kombit. Njerezit ngeleshin te shtrire ne toke policet vazhdonin te pastronin zonen per te mos lejuar asnje qytetar qe te ishte i pranishem aty.
Ne ambientet e lokaleve perreth njerezit ishin te terrorizuar nga frika se mos policia vinte dhe i godiste. Ndonese nje gje e tille nuk ndodhi askush nuk kishte guximin te dilte jashte godines ku ishin te pranishem.
Vetem pas 30 minutash njerezit dilnin nga daljet e pasme per te mos rene ne sy te policise dhe iu drejtuan shtepive te tyre. Per te pranishmit dhe per ato qe pane me sy se cfare ndodhi realisht situata mund te perkufizohej si terror dhe tmerr.