Berisha:Të ndjekim modelin amerikan për cilësinë në universitete

Kryeministri Sali Berisha u kërkon akdemikëve të hedhin sytë nga cilësia e universiteteve duke ndjekur modelin amerikan. Duke vlerësuar gjendjen aktuale të universiteteve, kreu i qeverisë tha se në krahasim me vendet e zhvilluara, arsimi i lartë në Shqipëri ka pak pikë. Modeli që do të çonte, sipas Berishës, në ndryshim të kësaj situate është ai amerikan, ku sigurohet edhe liria akademike.
“Për mazhorancën aktuale edukimi i të rinjve do të mbetet përparësi e të gjitha përparësive. Sot në Shqipëri 70% e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme ulen në auditorët e universiteteve. Në vitin 2010 numëroheshin 138 mijë studentë, ndërsa sot Shqipëria ka 240 mijë studentë të diplomuar” ka shtuar Berisha.
Por sa prej të diplomuarve sot kanë mundësi të gjejnë nje pune? Skeptikëve të këtij problemi, Berisha u përgjigjet me argumentin se ata që mbarojnë univeristetin ka 50% më shumë shanse që pas diplomimit të gjejnë një vend pune.
Po të njëtën kohë kryeministri analizon edhe rritjen e frekuentimi në shkolla ku 70% e atyre që mbarojnë shkollen e mesme shkojnë në univeristet.
“Për mazhorancën aktuale edukimi i të rinjve do të mbetet përparësi e të gjitha përparësive. Sot në Shqipëri 70% e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme ulen në auditorët e universiteteve. Në vitin 2010 numëroheshin 138 mijë studentë, ndërsa sot Shqipëria ka 240 mijë studentë të diplomuar” ka shtuar Berisha.
Deklarata kreut të qeverisë i bërë në ceremoninë e 60-vjetorit të krijimit të univeristet Politeknik në Tiranë duke e quajtur atë si lokomotivë e inxhenerisë në vend.