Panairi i librit, ende nuk dihet fati i “Kurbanit” të Ramës

“Kurbani” i Edi Ramës kthehet në një çështje të fortë debati midis Shtëpisë botuese dhe organizatorëve të panairit .
Në situatën aktuale të debatit libri i kryesocialistit është jashtë hapësirës së Pallatit të Kongreseve edhe pse mbetet e hapur mundësia e pjesëmarrjes.
Sipas organizatorit të panairit Petrit Ymeri shtëpia botuese nuk ka zbatuar marrëveshjet edhe pse i janë bërë ftesa të shumta.
Panairi do të hapet për të gjithë të apasionuarit e librit në datën 9 nëntor dhe do të mbyllet në datën 13 nëntor.Pritet që të prezantohen rreth 90 shtëpi botuese dhe rreth 40 promovime veprash të reja.