E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Veç SHQUP merr përPD, shtëpinë e oficerëve në Fier

Pas shumë debatesh, kryeministri në detyrë Berisha bëri sot publike vendimin e qeverisë për kalimin në përgjegjësi administrimi të Shtëpisë  Qëndrore të Ushtrisë nga Ministia e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme me qëllim kthimin e saj në seli qendrore të PD-së.
 
Në vendim, thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, brenda  datës 20 gusht do të përfundojnë procedurat e marrjes në dorëzim të pronës dhe ministria e Brendshme duhet të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë. 

Ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›