E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laura: Nuk dëmtohet ushtria se i morëm një restorant, Rama do eleminimin e opozitës

lauraPartia Demokratike ka përshëndetur vendimin e kryeministrit në ikje, Sali Berisha, për kalimin e SHQUP-it nën pronësi të saj.

Zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorpsi, ka thënë se PD-ja do ti kthejë Shtëpisë Qendrorë të Ushtrisë seriozitetin e munguar.

PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej 90 edhe për parti të tjera, përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do ti kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar, tha Laura Vorpsi.

Ajo ka akuzuar sakaq kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re.

Përpos këtij akti sa moral, demokratik dhe ligjor, po del në pah një fenomen i rrezikshëm: lufta e paskrupullt për të minuar aktivitetin institucional të opozitës! Prej mëse dy javësh marioneta të pushtetarëve të nesërm kanë nisur një sulm të paprecedent ndaj Partisë Demokratike.

Vajtojnë për fatet e një ish-restoranti të ushtrisë ata që vite më parë, për interesa pushteti sakrifikuan të gjithë infrastrukturën ushtarake të vendit, ata që bënë çmos të pengonin hyrjen në Aleancën Veri-Atlantike. Reflekset e njeriut-shtet që ëndërron të bëjë njëherësh kryeministrin, kryeprokurorin, gjykatësin dhe ekzekutuesin, flasin për rrezikun e rilindjes se autokracisë, të rënies së shtetit në duart e një sundimtari.

Jo selia e re e Partisë Demokratike, por reflekset autoritare, mungesa e përvojës ekzekutive e qeveritarëve të rinj, legjitimiteti i dëmtuar nga shit-blerja masive e votës, inkriminimi i një pjese të grupeve parlamentare si dhe tendencat për monopolizim të ekonomisë nga biznesmenë me pushtet, janë sfidat reale të shoqërisë shqiptare. Për këtë lufte parimore për shtetin, demokracinë, lirinë dhe zhvillimin ekonomik, Partia Demokratike do jetë në krah të shqiptarëve, në mbrojtje të interesave dhe vlerave të tyre perëndimore tha Laura./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›