E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha,bujar me Nishanin, edhe 130 milionë të tjera për shpenzime!

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme, qeveria me kryeminstër Sali Berishën, ka vendosur një tjetër fond për presidentin Bujar Nishani. Bëhet fjalë për një shumë prej 130 milionë lekë, të cilat do të përdoren nga Nishani për shpenzime korrente.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas Berisha vendosi që tI akordojë Nishanit një tjetër fond prej 500 milionë lekë, për rikonstruksionin e një prej vilave presidenciale, në të cilën Nishani ka vendosur që të jetojë.

V E N D I M  PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2012,  MIRATUAR PËR PRESIDENCËN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, t렠    ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, Për buxhetin e vitit 2012, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, ti shtohet fondi prej      13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente.

2.    Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2012.

3.    Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e Kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›