E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha siguron: Do mbaj premtimin, do rris pagat dhe pensionet

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha konfirmuar lajmin se premtim i bërë 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare për të rritur pagat dhe pensionet do të realizohet.

Berisha në një postim në rrjetin solit “Facebook” shkruan: Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet! Sb”

Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në korrik, duket se është lënë mënjanë. Berisha në këtë mënyrë siguron se do mbajë premtimin edhe pse nuk do të jetë më në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha premtoi para zgjedhjeve rritje pagash e pensionesh, nuk zbatohet projektdrafti i përgatitur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›