E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet skafisti shqiptar, shkaktar për vdekjen e 15 emigrantëve

ITALI- Një skafist shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet si shkaktar për vdekjen e 15 emigrantëve dhe i dënuar me 12 vjet burg. Sic raporton media italiane, Hergis Mustafa, 32-vjeç ishte protagonist i manovrave të rrezikshme që shkaktuan mbytjen e 15 emigrantëve. Ngjarje kjo e ndodhur në 4 maj të vitit 2000.

Mëësohet se Mustafa është arrestuar në portin e Barit nga policia kufitare. Ai ishte në drejtim të një skafi me emigrantë, kur u pikas nga një motorskaf i policisë italiane. Për ti shpëtuar policisë, Mustafa i cili ishte bashkë me 4 skafistë të tjerë kreu një sërë manovrash të rrezikshme. Për pasojë shumë prej emigrantëve që ndodheshin në skaf përfunduan në det dhe 15 prej tyre humbën jetën.

Në vitin 2011 Gjykata e Leçes e dënoi në mungese me 12 vjet e gjysmë dhe e gjobiti me shumën prej 500 mijë euro. Por, skafisti shqiptar, i dëbuar nga autoritetet italiane dhe i ndaluar të hyjë për 5 vjet në shtetin fqinj, u lirua vetëm tre ditë pas vendimit dhe humbi gjurmët.

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›