Parlament, Berisha tejkalon minutazhin, fjala nuk i pritet
TIRANË-Ndryshe nga deputetët e tjerë të cilët nuk kanë mundur të flasin më tepër se 20 minuta, mazhoranca ka lejuar ish-kryeministrin Berisha që ta zgjasë fjalimin e tij tej limitit kohor të përcaktuar. Në fjalimin e tij si deputet, Sali Berisha tejkaloi minutazhin prej 20 minuta, por kryetari i parlamentit Ilir Meta nuk e ndërpreu dhe kur u tejkalua një gjysëm ore dhe më pas. Akuza të shumta lëshoi Berisha në adresë të mazhorancës, ndërkohë që Rama iu kundërpërgjigj duke i theksuar se në fokus sot është programi dhe se opozita ende nuk ka drejtuar një pyetje mbi të.
Berisha
Ish-kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj kabinetit të ri qeveritar, duke sulmuar kryesisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj u përjashtuan nanoistët, absolutisht kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo. Financat i jepen njeriut të patateve të Ramiz Alisë, vetëm se i tha shoku Ramiz do ta zgjidhim me pataten problemin. Tahiri do luftojë për rendin, ai është skllav i krimit.”- deklaroi Berisha.
Më tej Berisha tha se mazhoranca aktuale i shpalli luftë opozitës, por sipas tij, demokratët nuk mposhten e nuk dërrmohen as kur humbin.
“Opozitës ju shpall luftë, atyre të cilëve u duket ky term i ashpër u them se ne këtu në parlament kaq hapësirë kemi. Kreu i mazhorancës donte me çdo kush të tejkalonte dhe etërit e tij, të na impononte diskutimin e një dokumenti që se kishim parë kurrë me sy, që se kishim lexuar kurrë. Kreu i mazhorancës i cili është unik në Shqipëri, Ballkan dhe Europë lexoi këtu pamfletin e urrejtjes ndaj opozitës. Ai shpalli këtu epokën e rrënimit epokën e Shqipërisë demokratike. Edhe humbjen e festojmë edhe vdekjen e festojmë, sepse kemi bërë një jetë me nder, kemi punuar, për ne flasin veprat, flet Shqipëria që ai ai urren, që e shpalli të rrënuar. Askush mos mendoje se ndjehemi të dërrmuar. Ne celebrojmë atë që ai e konsideron Shqipëri të rrënuar, është Shqipëria demokratike e cila bëri gjithë këto hapa të sigurta në rrugën e integrimit.”- deklaroi Berisha.
Për ish-kryeministrin Berisha programi i qeverisë së re është një “pamflet urrejtje ndaj opozitës dhe përqeshje dhe tallje ndaj qytetareve.”
Rama
Kryeministri i dekretuar, Edi Rama deklaroi të shtunën në mbrëmje në Kuvend se programi katërvjeçar i qeverisë së drejtuar prej tij "do t'i ngrejë kokën Shqipërisë".
Në fjalën e tij pas deputetit Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës të bëjë pyetje mbi programin qeverisës.
“U betuat se qeverisë të 1 prillit do ia vinit shpatullat pas muri me pyetjet tuaja, por deri tani bëtë asnjë pyetje”.
Mes te tjerash Rama i deklaroi Berishës se ende nuk e ka marrë veten nga humbja.
“Kur ha 1 milion shuplaka mendja o të ikën o të vjen dhe pale vite duhen për t'i kapur”.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga opozita e sotme të ngrihet në nivelin e mirësjelljes. “Ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë e jo të gjejmë kokën tuaj. Ju keni të drejtë, pasi keni vite që keni harruar se c’është një program që i paraqitet Kuvendit për miratim”- tha Rama.
Sipas tij, opozita është vënë në pozitën që flet pa kuptuar asgjë, sepse asgjë nuk ka kuptuar, por ai do të vazhdojë t’i dëgjojë deri në fund. “U them, mos u ngutni si parafolësit, se ky është hartim, e me radhë, mos u ngutni, se këta që folën në fund kanë bredhur shumë nëpër bote, po botë demokratike nuk kanë futur, ndaj e kanë nxjerrë vendin nga shinat e botës demokratike”- tha Rama.
Ai uroi me pas qe opozita ta gjejë kokën, “ndërkohë që Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni”.
Në debatin parlamentar për programin qeverisës 2013-2017 Rama iu referua edhe shifrave të publikuara së fundi nga INSTAT-i, që raportojnë rritje të nivelit të varfërisë në vend, gjatë katër viteve të fundit.
"Krahu i armatosur me shifra të rreme i qeverisë së ikur, INSTA-i dora vetë, sapo publikoi një dokument ku thotë se në katër vitet e fundit, varfëria nuk është tkurrur, por është futur më thellë. Sipas tij, varfëria nga 12.4% është rritur në 13.4%, ç'ka do të thotë se vetë INSTAT-i pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë", deklaroi Rama.
Kryeministri Rama, ne fjalen e tij, u ndal dhe tek largimi i opozitës nga salla e parlamentit tre ditë më parë, ndërsa prezantonte programin qeverisës.
"Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen e programit, ikët duke sharë e bërtitur, ikët duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrjejtes. Por, dëgjoni dhe mbani mend se çfarë do t'ju them sot: Personalja, fisi e fara nuk do të jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime. Fshijeni nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej për të pabërat e lebetitshme që keni bërë", u shpreh Rama.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Berisha harron dokumentat, Rama ironi me ‘shuplaka’ e shishe uji