E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlin, arrestohen 2 terroristë islamistë

Policia e Berlinit ka shmangur një atentat terrorist dhe ka vënë në pranta një terrorist islamist, i cili dyshohet të ketë planifikuar me një bashkëpunëtor një atentat me bombë. Një 24-vjeçar gjerman me origjinë libaneze dyshohet se ka planifikuar së bashku me një bashkëpunëtor 28-vjeçar nga Rripi i Gazës një sulm me bombë dhe kanë porositur për këtë arsye kimikate.

Akoma është e paqartë, nëse kjo ka lidhje me vizitën e ardhshme të papës në Berlin, apo me dhjetëvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Gjermani i arrestuar konsiderohet si i dyshuari kryesor. Ai kishte porositur që para disa muajsh një sasi të madhe qesesh me xhel ftohës. Përbërja e xhelit së bashku me një acid të veçantë është shumë shpërthyese.
 

Zëdhënësi i policisë së Berlinit Thomas Neuendorf pohoi se bëhet fjalë për substanca kimike, të cilat janë porositur përmes internetit. Me to mund të prodhohen lëndë shpërthyese. Sipas prokurorisë, dy të arrestuarit kanë qëndruar shumë në këtë xhami e madje edhe kanë fjetur atje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›