E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, Gadafi ka shitur 20% të rezervave të arit në Libi

Guvernatori i Bankës Qëndrore në Libi, ka deklaruar sot se koloneli Muamar Gadafi ka shituar rreth 20% të rezervave të arit në vend. Guvernarori i ri i Bankës Qendrore të Libisë, Kasim Azuz, thotë se ish regjimi i Muamer Gadafit, i ka shitur afro 20% të rezervave të arit të këtij vendi, për pagesën e rrogave gjatë kryengritjes, nga e cila u përmbys regjimi i Gadafit.
 

Guvernatori Azuz u tha reporterëve në Tripoli se regjimi i Gadafit kishte shitur 29 tonelata ari të tregtarëve lokalë, në muajin prill, pasi regjimi kishte mbetur pa para të gatshme. Besohet se Libia i ka afro 145 tonelata ari rezerva. Azuz theksoi se asnjëri nga asetet e bankës nuk mungonte ose nuk ishte vjedhur gjatë kryengritjes. Sipas tij, asetet e bankës tashti janë afro 115 miliardë dollarë, prej të cilave 90 miliardë dollarë ndodhen jashtë Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›