Berlin, makina futet mes turmës së njerëzve, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Një automjet ka përplasur një turmë njerëzish në Berlin, pranë Kishës Memorial Kaiser Wilhelm, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Sipas CNN, shoferi i automjetit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
“Automjeti goditi njerëzit pranë Kishës Memorial Kaiser Wilhelm në një rrugë të frekuentuar tregtare në kryeqytetin gjerman”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Berlinit. Kjo ngjarje vjen pas sulmit fatal të 2016, kur Anis Amri, një shtetas tunizian, duke drejtuar një kamion u fut mes turmës së njerëzve duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 48 të tjerë.
/rtsh.al/