Berlini s’ka njohuri për aktivitetet e CIA-s

Qeveria e Gjermanisë ka theksuar se nuk ka njohuri për raportin e një reviste, në të cilin u theksua se CIA kishte planifikuar një operacion të fshehtë, për të vrarë një shtetas gjermanë me prejardhje nga Siria, i cili jeton në Hamburg, i cili ka pasur lidhje me sulmet e 11 shtatorit kundër shënjestrave në SHBA.
Revista amerikane, Vanity Fair, ka raportuar se CIA në vitin 2004 kishte dërguar një ekip të firmës private për siguri, Blackwater, për të vrarë në Hamburg Mamoun Darkazanlin, i cili për vite me radhë është hetuar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit se ka pasur lidhje me Al Qaidën.
Kjo revistë citoi një burim të afërt me këtë program, i cili theksoi se programi është mbajtur i fshehtë dhe se nuk është njoftuar qeveria gjermane.
Ky raport është cituar edhe nga mediet gjermane dhe mund të shndërrohet në burim të tendosjeve të reja mes Washingtonit dhe Berlinit. CIA nuk deshi të komentojë raportin.
Darkanzanli është akuzuar nga SHBA-ja se ka financuar Al Qaidën dhe ka qenë në listën e zezë të SHBA-së të personave me lidhje me këtë rrjet terrorist.