E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi Pasardhesi im eshte Alfano


Kryeministri në largim i Italisë, Silvio Berlusconi, përzgjodhi “pinjollin” e tij, Angelino Alfano, si pasardhësin e duhur për detyrën e Kryeministrit.

Pasi humbi shumicën në parlament ditën e martë, epoka e Kryeministrit 75-vjeçar është drejt fundit. Presidenti i vendit, Giogio Napolitano, konfirmoi të mërkurën atë që Berlusconi kishte thënë më parë, se ai do të dorëhiqet pas zbatimit të disa reformave të domosdoshme.

”Nuk më takon mua të vendos se cili do të jetë pasardhësi im, pasi kjo është detyra e presidentit. Megjithatë, nuk e shoh zgjidhjen tek një qeveri teknike, por tek zgjedhjet e Ata shtatë deputetë të partisë sime që u rreshtuan kundër, tradhëtuan mandatin e tyre parlamentar dhe së bashku me të, edhe të gjithë Italinë

Silvio Berlusconi
Kryeministër i Italisë parakohshme. Kush mund të jetë Kryeministri i ardhshëm? Angelino Alfano, një politikan dhe specialist i shkëlqyer”, deklaroi Berlusconi në rrjetin e tij të lajmeve, “Mediaset”. “Megjithatë, përsëris që nuk jam lider absolut i partisë sime dhe për figurën që do të konkurrojë nga gjiri ynë do të vendosë kryesia”.

Berlusconi përsëriti edhe akuzat ndaj deputetëve të mazhorancës që abstenuan në votimin e buxhetit, duke sjellë kështu edhe fundin eventual të qeverisë së tij. “Më në fund, politikat imorale të Finit dhanë frytet e tyre. Megjithatë, ata shtatë deputetë të partisë sime që u rreshtuan kundër, tradhëtuan mandatin e tyre parlamentar dhe së bashku me të, edhe të gjithë Italinë”.

Napolitano: Zgjedhje të parakohshme ose qeveri teknike

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, bëri të ditur në një intervistë televizive të mërkurën se vendi i tij do të marrë disa masa shtrënguese kursimi duke nisur që në ditët në vazhdim, për të nxjerrë ekonominë dhe financat e shtetit nga gjendja e rrezikuar në të cilat ndodhen.

”Kryeministri Silvio Berlusconi do të japë dorëheqjen pak pasi programi i reformave të shpallet”, shtoi 86-vjeçari. “Mbetet ende për të sqaruar nëse do të formohet një qeveri teknike apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo do të varet shumë nga ajo që do të vendosin vetë partitë politike”.

Kush është Alfano?

Një prej “premtimeve” të politikës italiane, 41-vjeçar, Alfano ka avantazhin e energjisë dhe karizmës, ndërsa në rolin e Ministrit të Drejtësisë, është shndërruar në Ministrin më të ri në historinë moderne të Italisë.

Në të shkuarën, është vendosur shpesh nën presion nga mediat, për faktin që u bë nismëtar i një ligji që pengoi një ndjekje penale për Berlusconin në vitin 2009.

Një ndjekës besnik i Berlusconit që prej mesit të viteve 1990, avokati siçilian u shndërruar në lider të Partisë së Lirisë këtë verë, pasi partia e tij humbi në zgjedhjet vendore në Milano dhe Napoli, dy ish-bastione të këtij krahu politik

"Reformat", Senati voton të dielën

Brenda pak ditësh dhoma e lartë e parlamentit Italian, Senati pritet të aprovojë ose rrëzojë “masat e stabilitetit” financiar të vendit, paraqitur nga qeveria e Berluskonit.

Kështu kanë rënë dakort palët në dhomën e lartë të parlamentit Italian. Po nëse Senati do të kërkojë më shumë kohë për të shqyrtuar plan-reformat, atëherë votimi pritet të shtyhet me një ditë. Kjo do të thotë se votimi nuk do të kryhet më larg se dita e hënë.

Projekt-reformat u kaluan më herët në dhomën e ulët të parlamentit Italian, ku u votuan nga 308 deputetë. Ky votim tronditi politikën vendase, pasi Berluskoni, pavarësisht se kaloi plan-reformën, humbi numrat për të mbajtur qeverinë në këmbë. 7 nga deputetët që zgjodhën të mos votojnë ishin nga partia e vetë kryeministrit italian, PDL, ndërsa 5 të tjerët ishin nga partitë aleate.

Plan-reformat finaniciare parashikojnë shkurtime drastike të fondeve dhe rritje të një sërë taksash, përfshirë këtu edhe atë të akcizës së karburanteve, që hyn në fuqi në ditët e para të 2012-s.

Por jo gjithcka është kaq gri për financat e Italisë. Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Fitch, në një raport të sajin, publikuar ditën e mërkurë, thotë se Italia nuk rrezikon aspak falimentimin. Bondet italiane thotë Fitch, janë krejtësisht të sigurtë.

Kriza Financiare
Kriza, cilat do të jenë superfuqitë e së ardhmes?
Eurozonë, kriza forcon partitë ekstremiste
Itali, Berlusconi shtyn dorëheqjen

Facebook Sondazh

Italia eshte partneri kryesor ekonomik i Shqiperise. Mendoni se kriza italiane mund te reflektohet ne ekonomine shqiptare?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_461'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(461); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›