E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Po shkojme drejt krizes se ekonomise reale

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar se kriza financiare po ndikon ne ekonomine reale dhe per kete duhet te merren masa te menjehershme.

“Do te perballemi me menyren se si te zgjidhim krizen e tregjeve qe po drejtohet mbi ekonomine reale, ky eshte problemi me urgjent”, eshte shprehur lideri italian i cili ndodhet ne Uashington me rastin e takimit te G20-es.

“Nuk besoj se nga ky takim do te mberrijne propozime shpetimtare apo perfundimtare, edhe pse kete e uroj”, shtoi ai.

“Qe kriza te mos kete ndikimin e saj ne ekonomine reale, duhen kontrolle me te forta”, theksoi Berlusconi.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›